Hakerat rusë shënjestrojnë Eurovizionin, duan të sabotojnë grupin ukrainas

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 10:44
eurovizion rusia hakerim 1280x720

Hakerat rusë shënjestrojnë Eurovizionin, duan të sabotojnë grupin ukrainas

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 10:44

Hakerat rusë mund të shënjestrojnë Eurovizionin për të penguar Ukrainën për të fituar çmimin e madh në festivalin e këngës.

Sipas “The Sun”, Killnet, një grup pro Putinit, mund të “paralizojë” serverat e votimeve, në mënyrë që grupi ukrainas Kalush Orchestra të mos dalë fitimtar.

Pjesëmarrësit ukrainas në Eurovizion janë aktualisht shumë popullorë, edhe nga fakti që vendi i tyre është pushtuar nga Rusia, që nga muaji shkurt. Ndërkohë që vetë Rusia është përjashtuar nga konkurrimi.

Një zëdhënës i Eurovizionit tha: “Çdo vit, kompeticioni ka një sistem votimi të mbrojtur nga shumë masa sigurie. Edhe këtë vit nuk ka ndryshuar gjë”.