“Nuk e duan punën”, Musk kritikon amerikanët: Merrni shembull kinezët

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 11:14
musk 1280x720

“Nuk e duan punën”, Musk kritikon amerikanët: Merrni shembull kinezët

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 11:14

Elon Musk ka kritikuar popullin amerikan për etikën e tij të punës dhe lavdëroi punëtorët kinezë.

Kreu i Tesla tha se amerikanët “po përpiqen t’i shmangen punës”, ndryshe nga kinezët, të cilët “qëndrojnë deri vonë në punë”.

Në një intervistë për “Financial Times”, Musk tha: “Mendoj se do të ketë shumë kompani të fuqishme kineze në të ardhmen. Në Kinë ka shumë njerëz të talentuar dhe që punojnë shumë. Nëse një punë duhet mbaruar, ata e mbarojnë duke qëndruar edhe jashtë orarit. Ata nuk dalin fare nga fabrika nëse nuk ka mbaruar puna. Ndërkohë, këtu në Amerikë njerëzit as nuk duan të shkojnë në punë”.