Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përmirësimi i ujësjellës-kanalizimeve, 75 milionë dollarë hua nga Banka Botërore

Nga A2 CNN
13 Maj 2022, 11:16 | Ekonomi
Përmirësimi i ujësjellës-kanalizimeve, 75 milionë

Qeveria shqiptare ka marrë 75 milionë dollarë hua nga Banka Botërore, si dhe një grant prej 6.3 milionësh, në kuadër të përmirësimit të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në vend.

Huaja është pjesë e Programit Kombëtar që parashikon një shumë totale prej 135 milionë dollarë, ndërkohë që granti financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe do të menaxhohet sërish nga Banka Botërore.

“Nevojiten ndryshime radikale për përmirësimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve të furnizimit me ujë. Ne përgëzojmë Qeverinë për angazhimin në reformimin e këtyre shërbimeve në Shqipëri. “Banka Botërore do të mbështesë sektorin përmes një instrumenti novator financimi të quajtur Program për Rezultate. Kjo do të thotë që në vend që të sigurohen financime për infrastrukturën, të përqendrohemi në mbështetjen e reformës institucionale, ose siç e themi në mënyrë jozyrtare "në vend që të rregullojmë tubat, të rregullojmë institucionet që duhet të rregullojnë tubat", tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Në kuadër të projektit, që do të zbatohet bashkërisht me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, shoqëritë e ujësjellësit priten të përmirësojnë performancën e tyre, duke u mbështetur më pak nga fondet publike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani