Ra nga kategoria, Gega largohet nga Skënderbeu tri ndeshje para fundit

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 10:57
gega y 1280x720

Ra nga kategoria, Gega largohet nga Skënderbeu tri ndeshje para fundit

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 10:57

Skënder Gega nuk do jetë më trajneri i Skënderbeut. Ky është vendimi i fundit i marrë nga trajneri bardhekuq, 3 ndeshje para fundit dhe pasi Skënderbeu ka rënë matematikisht në Kategorinë e Parë.

58-vjeçari u afrua me synimin për të shpëtuar klubin nga rënia, por nuk ia doli. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Gega njoftoi tifozët për lajmin duke i falënderuar për mbështetjen dhe respektin e dhënë në këto javë.

Trajneri nga Tropoja mori drejtimin e korçarëve dy muaj më parë për të ndryshuar fatin e skuadrës, por nuk ia doli dot. Në 9 ndeshje, ai regjistroi 5 barazime, 3 humbje edhe 1 fitore.