Rusia shkatërron një rafineri nafte të Ukrainës

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 21:24
lviv bombardohet lufta rui ukraine 2 1080x720

Rusia shkatërron një rafineri nafte të Ukrainës

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 21:24

Forcat e ushtrisë ruse sulmuan me raketa në një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj prodhuese dhe rezervat e karburantit që ndodheshin aty.

Ky sulm erdhi pasi Ukraina deklaroi se forcat e saj kanë rimorën kontrollin e disa fshatrave nga trupat ruse në veri dhe veri-lindje të Kharkiv, duke i shtyrë ato drejt kufirit.

Ushtria ruse qëlloi fuqishëm në qytetin Dergachiv në rajon, ku ishte vendosur një seli humanitare, ku për pasojë 2 persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën

Një raketë ruse goditi gjithashtu territorin e aeroportit të Kharkiv, dhe granatimet u kryen në rajonin Saltivka, duke plagosur tre persona, tha guvernatori Oleg Sinegubov.