”Shtëpia e Shqiptarëve”, Vlora hap zyrtarisht sezonin veror 2022

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 14:17

”Shtëpia e Shqiptarëve”, Vlora hap zyrtarisht sezonin veror 2022

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 14:17

Nën tingujt e muzikës dhe atmosferës festive, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin veror 2022.

Këngëtarë të ndryshëm kanë performuar për publikun vlonjat, por jo vetëm. Pasi në mbrëmjen e organizuar ishin pjesëmarrës edhe shumë vizitorë nga qytete të tjera të vendit si dhe nga Kosova.

Përveç njësive akomoduese dhe hoteliere edhe pushteti lokal me investimet e kryera në infrastrukture, premtojnë një sezon të mbarë me më shume shërbime cilësore dhe me më shumë vizitore se vitet e kaluara.

Investimet e kryera në infrastrukturë japin besimin e autoriteteve lokale se ky sezon do të jetë i mbarë dhe nën moton “Vlora shtëpia e të gjithë shqiptarëve”, kryetari i bashkisë së kryeqendrës së jugut, ka ftuar gjithkënd të pushojë këtë verë në Vlorë.