Vllaznia për femra si Juventusi, 9 herë radhazi kampion

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 09:59
vllaznia femra 1280x720

Vllaznia për femra si Juventusi, 9 herë radhazi kampion

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 09:59

Për herë të 9 radhazi, Vllaznia në futbollin për femra shpallet kampione e Shqipërisë.

Pas fitores së thellë 12-0 që kuqeblutë realizuan përballë Kinostudios, shkodranët e fituan matematikisht titullin kampion pas diferencës 8 pikë me Apolloninë e vendit të dytë, kur kanë mbetur dhe dy javë nga fundi.

Në goleadën me Kinostudion, protagonistja absolute ishte Megi Doçi, me 9 gola, 5 në pjesën e parë dhe 4 në të dytën.