Zgjedhja e Presidentit të ri, Balla: Të hënën pa emër në seancë

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 11:46
13 MAJ IDRIZI MEDIU BALLA DEKLARATE frame 44340 1280x720

Zgjedhja e Presidentit të ri, Balla: Të hënën pa emër në seancë

Përditësuar më: 13/5/2022, ora 11:46

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se kishte mbetur i kënaqur nga negociatat e ditës së premte me grupet parlamentare, sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për postin e Presidentit të Republikës.

“Afati i fundit i raundit të dytë është 23 maji. Janë disa biseda shumë të frytshme. Sot të paktën me dy-tre grupe arritëm të vendosim piketat e një procesi që do të na çojë drejt një presidenti konsensual”, tha Balla.

Ai shtoi se të hënën nuk do të shkohet në seancë me një emër të propozuar vetëm nga partia e tij. “Do të vrisnim procesin. Kemi rënë dakord të ulemi përsëri në ditët në vijim, madje në orët në vijim, që të ulemi për emrin”, tha Balla.