Apeli i GJKKO lë të pandryshuar masën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 14:19
alqi bllako gjykata 1280x720

Apeli i GJKKO lë të pandryshuar masën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 14:19

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për ndryshimin e masës “arrest me burg”, në një masë më të lehtë. 

Apeli i GJKKO-së nuk u bind nga pretendimet e Bllakos, se nuk ka prova për përfajësinë e tij dhe se nuk do i shmanget hetimit. Bllako tha para gjykatës se në procedurat e shpronësimit për tokën ku është ndërtuar inceneratori i Fierit nuk ka patur asnjë rol, pasi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, vetëm ka përcjellë praktikën për shpronësim, të hartuar nga komisioni i ngritur me urdhër të ministrit.

Mbi deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.