Arabi shet mend në Romë, zbret me makinë luksoze shkallët historike

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 12:34

Arabi shet mend në Romë, zbret me makinë luksoze shkallët historike

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 12:34

Një burrë nga Arabia Saudite ka menduar se do të ishte interesante që të zbriste Shkallët Spanjolle me një makinë Maserati të marrë me qira, duke harruar se një gjë e tillë është e ndaluar me ligj në Romë.

Policia e kryeqytetit italian ka publikuar videon e këtij veprimi dhe e ka ndaluar këtë person për dëme të shkaktuara në atraksionin turistik.

37-vjeçari u arrestua në aeroportin e Milanos, kur po largohej nga Italia.

Shkallët Spanjolle janë një nga monumentet më të vizituara të Romës. Në vitin 2015, këto shkallë iu nënshtruan një rinovimi 2-vjeçar që kushtoi 1,5 milionë euro, e financuar nga kompania Bulgari.