Arrestohet 41-vjeçari në Vorë, i sekuestrohet një kallashnikov, një pushkë dhe municione

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 09:27
vlcsnap 2022 05 14 09h26m55s517

Arrestohet 41-vjeçari në Vorë, i sekuestrohet një kallashnikov, një pushkë dhe municione

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 09:27

Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar me banim në Vorë, pasi, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, mbante armë zjarri në banesë.

Në pranga përfundoi A.M., të cilit, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehra dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ai ishte i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, si dhe për dhunë në familje.