Finlanda ia bën të qartë Rusisë: Do t’i bashkohemi NATO-s

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 14:50
fin rus 1280x720

Finlanda ia bën të qartë Rusisë: Do t’i bashkohemi NATO-s

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 14:50

Presidenti i Finlandës i ka thënë Vladimir Putinit se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s, në një bisedë telefonike mëngjesin e së shtunës.

Sauli Niinistö tha se biseda me homologun e tij rus ishte “e qetë”.

“Presidenti Niinistö e njoftoi Presidentin rus se Finlanda ka vendosur që të aplikojë për anëtarësim në NATO ditët në vijim. Duke iu bashkuar NATO-s, Finlanda forcon sigurinë e saj dhe merr përsipër përgjegjësitë”, lexohet në njoftimin e zyrës për shtyp të Presidentit të Finlandës.

Lajmi vjen pasi një zyrtar i lartë rus kërcënoi se me armët bërthamore që disponon Rusia, mund ta “rrafshojë” Finlandën për 10 sekonda. Kreu i Komitetit të Mbrojtjes, Aleksey Zhuravlyov, i bëri këto deklarata disa ditë pasi Finlanda ka deklaruar se do të aplikojë për t’u bërë pjesë e NATO-s.