Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Fushata për kreun e PD, Elezi e nis nga Kukësi: Rruga e Berishës është qorre, nuk çon në fitore

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 16:15 | Politikë
Fushata për kreun e PD, Elezi e nis nga Kukësi: Rruga e Berishës

Kandidati për Kryetari Partisë Demokratike Ibsen Elezi e nisi fushatën e tij nga Kukësi aty ku shpalosi edhe idetë e tij për të ardhmen e kësaj force politike.

Sipas tij e vetmja mënyrë që PD të vijë në pushtet edhe hapja sa e madhe e saj ndaj elektoratit gri dhe një gjë të tillë sipas Elezit nuk e bën dot Sali Berisha.

Rrugën që po ndjek lideri historik i demokratëve cilësoi si rrugë qorre pasi është i mendimit se nuk ka interes për të rikthyer PD force fituese por thjesht do të marrë sërish drejtimin e saj.

Nga ana tjetër Berisha nisi fushatën e tij të Premten nga qyteti i Elbasanit ndërkohë që të shtunën do ketë një takim me demokratët e degës së Fierit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani