Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gara për drejtimin e PD, Berisha në Fier: Pagat e ulëta dhe rritja e çmimeve problem madhor

Nga A2 CNN
14 Maj 2022, 19:04 | Politikë
Gara për drejtimin e PD, Berisha në Fier: Pagat e ulëta dhe

Fieri ka qenë ndalesa e dytë e Sali Berishës në takimet elektorale në kuadër të garës për kreun e Partisë Demokratike.

Demokratëve të këtij qyteti, Berisha u foli për rritjen e çmimeve në vend dhe nevojën për paga më të larta, duke ju premtuar ndryshimin.

“9 vite, sot ata që marrin rrogë të mesme dhe të ulët, ata faktikisht marrin sot 50% më pak nga 2013. Kjo sepse ushqimet janë rritur mbi 100%. Me statistikat e Ramës, këto familje shpenzojnë 50% të të ardhurave për ushqime. Kjo është e vërteta. Varfërojnë më shumë. Ose heshtin, ose ikin. Kjo është politika që po ndiqet. Ka një përputhje me faktorin albanofob. Si ka mundësi që në 9 vite nuk rrit rrogat. Ky duhet të jetë qëllimi kryesor i qeverisë”, u shpreh Berisha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani