
Liverpool merr trofeun e FA Cup, Chelsea dështon nga pika e bardhë
Liverpooli është fitues i Kupës FA për edicionin 2021/22, pasi mposhti rivalët e Chelsea në finalen pas gjuajtjes së penalltive pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën me rezultatin e barabartë 0-0.
Ekipi i Jurgen Klopp ka fituar edhe trofeun e dytë të sezonit, pasi ka fituar ndaj Chelseat në finalen e madhe të zhvilluar në Wembley.
Pjesa e parë e ndeshjes foli pak më shumë për Liverpool, i cili dha diçka më shumë, por nuk munguan mundësitë për të shënuar dhe për Chelsea.
Pjesa e dytë ishte thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan më shumë, por pa arritur ta çonin topin në rrjetë.
Në penallti, më të saktë ishin lojtarët e Liverpoolit, të cilët arritën të fitojnë me rezultat 6-5 dhe kështu ta fitojnë trofeun e FA Cup.