Makina del nga rruga dhe bie në kanal, 3 në spital

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 20:16
aksidenti ne bathore

Makina del nga rruga dhe bie në kanal, 3 në spital

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 20:16

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në Fier, ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake aksidenti ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim, ku mjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i tij dhe 2 pasagjerë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme, ndërkohë që policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.