Putin akuzon Ukrainën për bllokimin e negociatave: Nuk është e interesuar

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 17:36
123119203 9b93a4d9 a6fc 4306 9620 5e78f1e873cd

Putin akuzon Ukrainën për bllokimin e negociatave: Nuk është e interesuar

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 17:36

Ukraina dhe Rusia kanë nisur prej disa javësh tashmë një “betejë” tjetër me njëra tjetrën me akuza të ndërsjella se kush është përgjegjëse për bllokimin e negociatave për paqe.

Edhe njëherë, ishte vetë kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, ai që akuzoi palën ukrainase se ka bllokuar negociatat.

Gjatë një bisede telefonike me homologun finlandez, Putin u shpreh se negociatat janë ndërprerë nga ukrainasit, të cilët sipas tij nuk po tregojnë asnjë lloj interesi për një dialog serioz.