Riorganizimi i PS në Fier, Balla: Bashkëdrejtim në të 6 bashkitë, procesi mbyllet në shtator

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 13:23
balla 1 1280x720

Riorganizimi i PS në Fier, Balla: Bashkëdrejtim në të 6 bashkitë, procesi mbyllet në shtator

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 13:23

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Taulant Balla, njoftoi nisjen e procesit të zgjedhjeve për strukturat e reja drejtuese të partisë në të gjithë qarkun.

Balla nënvizoi se do të aplikohet formula e bashkëdrejtimit në të gjitha degët dhe procesi pritet të përmbyllet në shtator.

“Zgjedhjet tona të brendshme që sapo kemi startuar nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak. Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë. Partia Socialiste mirëpret çdo kandidat i cili beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale në pozicionet e kryetarëve dhe sekretarëve ekzekutivë të PS në 61 bashki, të bëhet pjesë e zgjedhjeve. Në 6 bashkitë e Qarkut Fier do të ketë bashkëdrejtim”, tha Balla.