Shkodër, digjet makina e efektivit të policisë

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 12:54

Shkodër, digjet makina e efektivit të policisë

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 12:54

Policia e Shkodrës njoftoi se gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Automjeti ka qënë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi, tha Policia.

Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.