Vlorë, digjet Fiati me targa bullgare dhe një Mercedes

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 08:48
Makina e Djegur vrasje 1024x576

Vlorë, digjet Fiati me targa bullgare dhe një Mercedes

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 08:48

Digjen dy automjete gjatë natës në Vlorë. Rreth orës 2:00 është marre njoftim se një makinë po digjet në lagjen 10 korriku te qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit së bashku me policinë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip Fiat 500 me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip Fiat. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrëvenie e qëllimshme . Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marre dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.