Zjarri shkatërron ndërtesën shumëkatëshe, të paktën 27 viktima

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 19:20
124733302 gettyimages 1240651841

Zjarri shkatërron ndërtesën shumëkatëshe, të paktën 27 viktima

Përditësuar më: 14/5/2022, ora 19:20

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe të shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur pasi një zjarr përfshiu një ndërtesë shumëkatëshe në Delhi të Indisë

Më shumë se 70 njerëz ishin brenda kur filloi zjarri dhe dëshmitarët tregojnë se disa prej tyre u hodhën nga dritaret për të shpëtuar. Gratë përbënin shumicën e punonjësve të zyrës.

Zjarri mendohet se ka shkaktuar një qark të shkurtër nga një kompani prodhuese që ishte vendosur në ndërtesë. Për këtë arsye, policia ka vënë në pranga 2 persona, ndërkohë që hetimet vijojnë.