Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Digjet raundi i parë për presidentin, skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 16:28 | Politikë
Digjet raundi i parë për presidentin, skadoi afati për

Raundi i parë për zgjedhjen e presidentit digjet pa pasur asnjë emër për votim. Parlamenti ka njoftuar mbajtjen e seancës të hënën pasdite, por palët politike nuk arritën të dilnin me një emër konkret për këtë fazë.

Kushtetuta e parashikon që votimi të quhet i kryer edhe pa asnjë kandidaturë, ndërsa i hapet rruga 2 raundeve të tjera.

Mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ndërsa vijojnë përpjekjet për një kandidaturë konsensuale.

Socialistët janë shprehur se mazhoranca është e vendosur që t’i japë vendit një president konsensual dhe sipas Taulant Ballës, në tryezën e negociatave që u mbajt të premten, u vendosën edhe piketat kryesore me përfaqësues të opozitës.

Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj refuzoi të ishte pjesë e diskutimeve dhe ka paralajmëruar se nuk do të ulet në negociata me mazhorancën nëse nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri.

Fatmir Mediu, ndërkohë, e kushtëzoi këtë proces me zgjedhjen e një kandidature që përfshin të gjithë opozitën. Rithemelimi ka nisur takimet me aleatët e PD për propozimin e një kandidature të përbashkët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë