Dy tërmete në pak minuta, lëkundje të lehta në Durrës e Tiranë

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 18:13
termet ne shqiperi 1247x720

Dy tërmete në pak minuta, lëkundje të lehta në Durrës e Tiranë

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 18:13

Dy tërmete me magnitudë relativisht të ulët janë regjistruar këtë të diel në vendin tonë.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti i parë ishte me magnitudë 3,2 i shkallës rihter, me epiqendër 9 kilometra në verilindje të Shijakut, në orën 17:25 minuta.

Vetëm 3 minuta më pas është regjistruar edhe një lëkundje tjetër më e lehtë, 2,7 i shkallës rihter, me epiqendër të njëjtë me tërmetin e parë.