“Kallëzim penal shkelësve”, PD: Gjykata e Tiranës nuk njofton vendimin, pengon ankimimin

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 13:05
SINK FLORIANA GARO frame 1639 1280x720

“Kallëzim penal shkelësve”, PD: Gjykata e Tiranës nuk njofton vendimin, pengon ankimimin

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 13:05

Partia Demokratike akuzoi Gjykatën e Tiranës se prej 2 javësh nuk kthen përgjigje dhe nuk vë në dispozicion të kësaj force politike, vendimin e gjyqtares Blerina Muçaj e cila pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt, kundër regjistrimit të akteve të dala nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

“Arsyeja e vetme e kësaj manovre vonese është që dosja e regjistrimit në gjykatë te Kuvendit të 11 Dhjetorit të degdiset në gjykatën e Apelit përpara se Partia Demokratike të ketë mundësinë të animojë vendimin. Partia Demokratike i bën thirrje drejtuesve të Gjykatës Tiranë, përkatësisht kryetarit Flamur Kapllani dhe Kancelarit Donald Xhelili që të mos bëhen pjesë e këtij skenari bllokimi të paligjshëm”, thuhet në deklaratën e drejtoreshës së Informacionit në PD, Floriana Garo.

Sipas PD, ky eshte një skenar i jashtëligjshëm që synon të pengojë ankimimin ndaj vendimit të gjyqtares Muçaj, brenda afateve ligjore. PD paralajmëroi kallëzime penale ndaj kujtdo të përfshirë në këtë çështje.