Bordi i Transparencës bën të ditur çmimet e reja, ulet gazi dhe rritet benzina

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 09:31
karburant 1024x576

Bordi i Transparencës bën të ditur çmimet e reja, ulet gazi dhe rritet benzina

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 09:31

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme.

Kështu çmimi i naftës me pakicë do të rritet me 5 lekë, dhe nga 232 lekë do të  jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Për sa i përket benzinës, çmimi i shitjes me pakicë rritet me 10 lekë, pra 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Ulet çmimi i gazit, që me pakicë shkon në 90 lekë/litri, ndërkohë që në shitjen me shumicë do të tregtohet me 78 lekë/litër për automjetet.