Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Nga triumfi në Eurovision menjëherë në luftë

Nga A2 CNN
15 Maj 2022, 19:08 | Bota

Lideri i grupit “Kalush Orchestra”, këngëtari Oleh Psiuk, i cili triumfoi në Eurovision mbrëmjen e së shtunës në Romë, është ndarë me të dashurën e tij për t’u rikthyer në vijën e parë të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Psiuk është fotografuar teksa ka përqafuar të dashurën e tij Oleksandra jashtë një hoteli në Torino, ndërsa u largua më pas për të ndihmuar ushtrinë e Ukrainës ndaj agresionit të Vladimir Putin.

Bashkë me një grup vullnetarësh, ai ishte pjesë e ushtrisë së Ukrainës edhe para Eurovisionit, ku ndihmonte në sigurimin e ilaçeve, si dhe me largimin e njerëzve nga zonat e luftës. Një anëtar tjetër i bandës muzikore, shërbente në njësitë e mbrojtjes së territorit.

Pas triumfit të “Kalush Orchestra” në Eurovision, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se do të synojë që vitin tjetër Festivali Europian i Këngës të zhvillohet në Mariupol.

“Vitin tjetër do të mirëpresim Festivalin ne Ukrainë. Për herën e tretë dhe jo të fundit. Do të bëjmë gjithçka që ta organizojmë eventin në një Mariupol të lirë dhe të rindërtuar”, tha Zelensky.

A2 CNN Livestream

Dita jonë