Shpallet kampion, Regi Lushkja e mbyll me gol kampionatin në Moldavi

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 12:19
Lushkja 1280x720

Shpallet kampion, Regi Lushkja e mbyll me gol kampionatin në Moldavi

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 12:19

Regi Lushkja e ka mbyllur me gol kampionatin në Moldavi. Në ndeshjen e fundit të sezonit, futbollisti nga Kavaja la firmën e tij pasi realizoi golin e dytë për Sherif Tiraspolin nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Lushkja u transferua nga Laçi tek kampionët e Moldavisë në janar të këtij viti dhe e mbylli këtë sezon në kuotën e 8 golave, 6 me fanellën kurbinase dhe 2 me skuadrën moldave.

Regi Lushkja e ka mbyllur me gol kampionatin në Moldavi

Statistikat me te mira këto te regjistruara ndonjëherë ne karrierën e tij. Në përfundim të ndeshjes ai ngriti lart trofeun si Kampion i Moldavisë për sezonin 2021-2022.