Sulm i armatosur në një supermarket amerikan, arrestohet 18-vjeçari racist

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 10:21

Sulm i armatosur në një supermarket amerikan, arrestohet 18-vjeçari racist

Përditësuar më: 15/5/2022, ora 10:21

Një tjetër tragjedi që si burim ka urrejtjen racore ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht në qytetin e Bafalos, në shtetin e Nju Jorkut.

Janë 10 viktimat dhe 3 të plagosurit në një sulm të armatosur ku autori i dyshuar është një 18-vjecar, Payton Gendron, që si arsyeje të vetme për gjestin e çmendur kishte urrejtjen për popullsinë afro-amerikane.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e të shtunës në një supermarket, në një zonë të banuar më së shumti nga afro-amerikanë. Nga personat që Gendron ka gjuajtur me tre armë të ndryshme, 11 prej tyre ishin afro-amerikanë, ndër to edhe një ish-polic që punonte si roje.  

Video e arrestimit

Sipas policisë, në armët e tij Gendron kishte shkruar fjali raciste dhe suprematiste. Por policia dyshon edhe për aftësitë mendore të personit, i cili edhe më parë kishte kërcënuar shokët e klasës për një sulm të tillë gjatë maturës. Një detaj rrëqethës erdhi nga rrjetet sociale. Autori ka transmetuar pothuajse të gjithë sulmin në rrjetin social Twitch.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, akuzoi rrjetin social për bashkëpunim moral, edhe pse indirekt me vrasësin, sepse nuk mundi ta bllokojë transmetimin.