Gjenerimi i Energjisë, nënshkruhet memorandumi për furnizimit me gaz nëpërmjet Vlorës

Përditësuar më: 16/5/2022, ora 11:34
16 MAJ 2022 RAMA frame 5332 1280x720

Gjenerimi i Energjisë, nënshkruhet memorandumi për furnizimit me gaz nëpërmjet Vlorës

Përditësuar më: 16/5/2022, ora 11:34

Kryeministri Rama dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, morën pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz.

Përmes këtij projekti, synohet që të realizohet furnizimi me gaz i vendit nëpërmjet terminalit që do të ngrihet në Vlorë.

“Një moment i shënuar për një nga projektet tona më të mëdha energjetike që ka të bëjë me gazifikimin e Shqipërisë, duke iu referuar projektit të TEC të Vlorës dhe padyshim një hap të madh që ky projekt po kthehet në rajonal. Ky fakt është dukur qartë pasi ne kemi publikuar projektin tonë me partnerët amerikanë kemi parë një interesim nga Kosova dhe RMV që projekti të bëhet rajonal”, tha mes të tjerash ministrja Balluku.