Koronavirusi në Shqipëri, 7 persona të shtruar në spital

Përditësuar më: 16/5/2022, ora 18:11
varianti omicron koronavirus shqiperi 1280x720 1 1280x720

Koronavirusi në Shqipëri, 7 persona të shtruar në spital

Përditësuar më: 16/5/2022, ora 18:11

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 6 qytetarë, ndërsa 78 janë shëruar.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 453 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki:
3 në Tiranë, 3 në Pogradec.
Janë 189 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 78 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,935 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Maj 2022)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 78
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 453

Testime totale 1,818,324
Raste pozitive 275,621
Raste të shëruara 271,935
Raste Aktive 189
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 114
Fier 16
Shkodër 13
Elbasan 8
Berat 8
Lezhë 7
Korçë 6
Vlorë 5
Gjirokastër 5
Kukës 3
Durrës 2
Dibër 2.