Shqipëri–SHBA, nga armiq të papajtueshëm, te partnerë strategjikë në rrafshin ekonomik

Përditësuar më: 16/5/2022, ora 16:05

Shqipëri–SHBA, nga armiq të papajtueshëm, te partnerë strategjikë në rrafshin ekonomik

Përditësuar më: 16/5/2022, ora 16:05

Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë. I njëjti kapërcim ka ndodhur edhe në rrafshin ekonomik në marrëdhëniet njëshekullore Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitet e fundit shkëmbimet tregtare kanë njohur rritje. Shqipëria po eksporton më shumë mallra në SHBA, duke kapur vlerën e mbi 67 milionë dollarëve vitin e shkuar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kahun tjetër, atë të importeve. Vendimi bleu vitin e shkuar mallra në vlerën e gati 100 milionë dollarëve, gati dyfish më shumë se në vitin 2018.

Ky proces bashkëpunimi mund të nxitet edhe më shumë si pasojë e luftës në Ukrainë, vlerëson për A2 CNN investitori amerikan Mark Crawford.

Por, me gjithë ecurinë pozitive, Shqipëria mbetet pak e lidhur me Shtetet e Bashkuara në krahasim me vendet e rajonit. Madje, në rrafshin e investimeve të huaja në vend, SHBA-të renditen në vendin e 12, duke u kaluar edhe nga Qipro.

Në vitin 2020, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën një Memorandum për Bashkëpunim Ekonomik, i pari pas Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992.