Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Teatri shëtitës, Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj ‘‘Mes çarçafëve’’

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 17:17 | Aktualitet

“Mes çarçafëve” është titulli i shfaqjes më të re të teatrit shëtitës. Kiço Londo vijon misionin e tij artistik në rrethe, këtë javë me aktoren Yllka Mujo dhe Ermira Hysaj.

Thuajse 17 vite pa punuar me Yllka Mujon. Kështu nis biseda me Kiço London, regjisorin e shfaqjes ‘Mes çarçafëve’.

Ai e thotë këtë me krenarinë e një regjisori që është i bindur se vepra është po kaq e fortë sa një artiste si Yllka Mujo në skenë. Bashkë me aktoren Ermira Hysaj duket se kanë një mision, ta bëjnë publikun të dalë nga teatri duke reflektuar.

Kiço Londo

Subjekti i veprës është i thjeshtë, por tronditja e madhe tregon Londo.”Është vepër që fal edhe mjeshtërisë së aktorëve e vodhi heshtjen e gjatë, publiku rri si i elektrizuar për 70 minuta”, shton ai.

Edhe pse e gjejmë në pedonalen e qytetit, ku për pak orë bëhen dy vite që kur godina e Teatrit Kombëtar u prish, dy vite po nga largimi i tij prej ndërtesës së Teatrit Eksperimental, e thuajse po aq pa një zyrë, Londo vijon të ekspozojë posterat e shfaqjeve që jep në rrethe po këtu.

Teatri shëtitës shkon në Durrës të mërkurën të enjten dhe të premten, ndërsa sapo ka marrë duartrokitjet e teatrit të Elbasanit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani