Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Zhgënjimi me Dinamon, biznesmeni Ardian Bardhi mendon rikthimin te Teuta

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 12:37 | Futboll
Zhgënjimi me Dinamon, biznesmeni Ardian Bardhi mendon rikthimin te Teuta

Ardian Bardhi gati të rikthehet te Teuta. Sipas burimeve të A2 CNN, biznesmeni i njohur po mendon seriozisht kalimin te Djemtë e Detit vetëm një vit pasi i shpalli Kampion Shqipërie në sezonin 2020-2021.

Këtë edicion Bardhi ndërmori një projekt të ri për ringritjen e Dinamos, mirëpo nuk rezultoi aq efikas pasi pavarësisht blerjeve të lojtarëve me emër dhe cilësor nuk arriti objektivin, mbijetesën.

Për këtë arsye, në Durrës po mendojnë që tani për rikthimin e tij ku së bashku me presidentin Edmond Hasanbelliu mund të formonin sërish dyshen e fortë për të shpallur Teutën kampione vendi. Bisedimet kanë avancuar, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani