Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Hetimi pasuror ndaj individëve, Erebara: Nisma një alibi, jo drejtësi sociale

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 15:18 | Ekonomi
Hetimi pasuror ndaj individëve, Erebara: Nisma një alibi, jo

Jo drejtësi sociale, por alibi. Kështu e quan gazetari dhe eksperti për ekonominë, Gjergj Erebara, nismën e qeverisë për të bërë hetime pasurore ndaj individëve që nuk justifikojnë pronat apo automjetet e tyre. Sipas tij, ky është një mekanizëm për të shpërqendruar vëmendjen nga rritja e taksave për biznesin e vogël dhe profesionistët e lirë.

“Është alibi, kryeministri ka bërë ulje fiskale para zgjedhjeve të vitit të kaluar, 0 tatim-fitimi për të gjitha bizneset e vogla. Tani, pas zgjedhjeve, po rivendos tatim-fitimi mbi një kategori. Dhe për ta kapërdirë publikisht faktin që po prezanton një taksë të re, e prezanton si luftë kundër evazionit fiskal”, thotë Gjergj Erebara, ekspert për ekonominë.

Sipas Erebarës, në fshehjen e të ardhurave me të cilat janë ngritur pasuritë e pajustifikuara në Shqipëri, evazioni fiskal zë një peshë të papërfillshme krahasuar me paratë që vijnë nga krimi. “Krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë shkaktuar pabarazi, të tjerat janë të papërfillshme”, thotë Erebara.

Ai shpreh dyshime mbi efikasitetin e nismës, nisur edhe nga administrata e dobët tatimore, një shqetësim i ngritur edhe nga institucione si FMN.

A2 CNN Livestream

Dita jonë