Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kutia e zezë jep detaje shokuese mbi fatin e avionit kinez. "Vendim i marrë në kabinën e pilotit"

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 21:25 | Bota

Më 21 mars, bota e shokuar nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë nuk i dha rëndësinë e duhur rënies së një avioni Boeing 737 të kompanisë kineze "China Eastern", në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore.

Sipas autoriteteve kineze, në aksidentin ajror humbën jetën 133 persona. Por disa detaje, duke filluar nga trajektorja e mjetit fluturues, nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shtoi dyshime.

Disa detaje nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shtoi dyshime

Boeing, sipas këtyre vrojtimeve, ka rënë në mënyrë të vullnetshme, nga dora e njeriut.  Ajo që ende nuk dihet është nëse ai person është një nga pilotët, ose një person i tretë.  

Përfundimet shokuese dolën ditën e sotme si ekskluzive e gazetës amerikane Wall Street Journal.

Një dinamikë e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të GermanWings në 2015, për shkak të vendimit për vetëvrasje të pilotit Andreas Lubitz

Avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit dhe ndërroi trajektore menjëherë, pa asnjë arsyeje specifike, dhe pa i kërkuar ndihmë kullës së vrojtimit. Madje kur kulla kishte kërkuar shpjegime për manovrat e rrezikshme, asnjë nga pilotët nuk është përgjigjur, një dinamikë kjo e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të GermanWings në 2015, i nisur nga Barcelona për në Dusseldorf.  

https://a2news.com/2022/03/21/rrezohet-avioni-me-133-pasagjere/

Atëherë, 150 persona ndërruan jetë në afërsi të Nicës, për shkak të vendimit të ndihmëspilotit Andreas Lubitz, që priti daljen e përkohshme të pilotit për të mbyllur kabinën, duke u vetëvrarë. Kjo ngjarje u shndërrua në një nga tragjeditë e mëdha të aviacionit europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani