Masa e sigurisë për Lefter Kokën, avokati: S’ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë

Publikuar më: 17/5/2022, ora 15:14
avokati i lefter kokes 1280x720

Masa e sigurisë për Lefter Kokën, avokati: S’ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë

Publikuar më: 17/5/2022, ora 15:14

Vendimi për masën e sigurisë ndaj për ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, lidhur me akuzat për inceneratorin e Fierit, pritet të jepet ditën e mërkurë.

Koka ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin. Avokati i ish-ministrit, Përparim Kulluri, tha se Lefter Koka nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë. Sipas tij, SPAK i ka të gjitha mundësitë që të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka.

“Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e nuk ka përse të bëhet bashkëpunëtor, se bashkëpunëtori në kuptimin e ligjit është një person që tregon përgjegjësi për veten e tij apo dhe për personat e tjerë.

Në rastin konkret, Lefter Koka nuk ka përse të pendohet e të bashkëpunojë, se të jesh i hapur me organin e hetimit, t’i përgjigjesh pozitivisht kërkesës që do japësh shpjegime për të treguar rrethanat e ngjarjes, nuk do të thotë që je bashkëpunëtor me drejtësinë”.

Pyetje: A po tenton SPAK të bëjë një bashkëpunëtor në çështjen e inceneratorëve?

Avokati: SPAK i ka të gjitha mundësitë e mjetet të kërkojë e gjejë bashkëpunëtorë, por jo te Lefter Koka, te personat e tjerë që janë aty, të identifikohen, të thirren, të hetohen e ata nga ana e tyre të sigurojnë mbrojtës, të sigurojnë cigare nëse e pinë apo dhe veshjet e stinës.

Avokati tjetër i Lefter Kokës tha se sot: “Kemi një masë të dytë të vendosur nga gjykata, për të njëjtin akt penal. Kjo është e pazakontë për ne, është cënim i të drejtave. Shpresojmë që Apeli ta shfuqizojë këtë vendim”.

“Këto masa i përkasin të njëjtit fakt penal. Kemi të bëjmë me të njëjtin fakt penal, Vendimin Gjykata do ta shpallë nesër në orën 10:00. Ne mendojmë se kushtet janë më të lehtësuara. Prokuroria i ka mbledhur të gjitha provat. Do të bëhet një ekspertim i detajuar mbi pretendimet e prokurorisë. Nga ana tjetër, rreziku i ikjes është inekzistentë. Dhe rreziku i kryerjes së të njëjtës vepër nuk ekziston për shkak se nuk është më ministër”.