Ndalen bisedimet, zgjidhje diplomatike nëse Rusia tërhiqet

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:56
negociatat ukraine rusi 1280x720

Ndalen bisedimet, zgjidhje diplomatike nëse Rusia tërhiqet

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:56

Procesi i negociatave të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë është pezulluar. Këtë e konfirmon kreu i delegacionit të Kievit, Mikhail Podolyak, i cili saktësoi se bisedimet do të rifillojnë vetëm nëse pjesëmarrës do të jetë Presidenti Volodymyr Zelensky.

Ai nënvizoi se Ukraina nuk do të japë asgjë për të shpëtuar fytyrën e Putinit: “Vendi ynë ka paguar një çmim shumë të madh”.

Më herët, edhe Rusia konfirmoi ndalimin e bisedimeve të paqes, duke akuzuar Ukrainën se është tërhequr nga ky proces.

Për negociatat, Zelensky foli edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë një bisede telefonike. Dy liderët u pajtuan për faktin se një zgjidhje diplomatike mes Ukrainës dhe Rusisë kërkon përfundimin e menjëhershëm të luftimeve dhe tërheqjen e trupave të Putinit.