Parlamenti i Finlandës voton pro anëtarësimit në NATO, Suedia firmos aplikimin

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:15
717e495c 82ee 45a7 85a4 eb2c3c898ff8 1103x720

Parlamenti i Finlandës voton pro anëtarësimit në NATO, Suedia firmos aplikimin

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:15

Parlamenti i Finlandës votoi në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO. Propozimi u mbështet nga një mazhorancë e madhe me 188 vota pro nga parlamenti me 200 deputetë. Ky është një hap tjetër i hedhur nga ky shtet nordik drejt aleancës ushtarake, një lëvizje që do t’i japë fund neutraliteti historik 200-vjeçar.

Ndërkohë, më herët, Suedia firmosi aplikimin zyrtar për anëtarësim në NATO. “Është një ndjesi e madhe, shumë serioze, dhe mendojmë se kemi dalë në përfundimin më të mirë për Suedinë”, u shpreh Ministrja e jashtme Ann Linde, e cila nënshkroi shkresën zyrtare që do të dorëzohet brenda kësaj jave, ndoshta që nesër, në selinë qendrore të NATO-s. Ajo shtoi se përfundimi i këtij procesi mund të shkojë deri në një vit.

Vendimi i shteteve nordike për t’ju bashkuar aleancës ushtarake vjen si pasojë e luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Kërkesa e tyre mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe të enjten, liderët e Suedisë dhe Finlandës do të takohen me presidentin Biden për këtë çështje.