Putin: Disa shtete europiane nuk bëjnë dot pa naftën tonë

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:09
Putin  Disa shtete europiane nuk bejne dot pa naften tone 1280x720

Putin: Disa shtete europiane nuk bëjnë dot pa naftën tonë

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:09

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se disa shtete europiane nuk mund të heqin dorë nga nafta ruse.

“Vendet europiane vijojnë të fusin sanksione të reja mbi naftën dhe gazin. E gjithë kjo po shkakton inflacion, por në vend që të pranojnë gabimet e tyre, kërkojnë të fajësojnë të tjerët”, tha Putin gjatë një takimi për industrinë e naftës.

“Europianët e pranojnë se nuk mund të heqin plotësisht dorë nga burimet energjetike ruse dhe është gjithashtu e dukshme se disa shtete të Bashkimit Europian, ku përqindja e hidrokarbureve ruse në përdorim është veçanërisht e lartë, nuk mund të heqin dorë nga energjia jonë për një kohë të gjatë”.

Bashkimi Europian ka propozuar embargo të plotë ndaj naftës ruse, por disa shtete, si Hungaria, Sllovakia dhe Çekia, mendohet të kenë kërkuar përjashtim, për shkak se nuk e përballojnë dot këtë bllokadë. Zëvendësministri i Ekonomisë i Sllovakisë, Karol Galek, deklaroi madje në një intervistë për “Politico” disa ditë më parë, se ndalimi i importit të naftës ruse “do të shkatërronte ekonominë europiane”.