Rriten eksportet, thellohet deficiti. Lëndët e para dhe fasonët nxitën tregtinë e jashtme

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 14:33
MB EKSPORTET frame 98 1280x720

Rriten eksportet, thellohet deficiti. Lëndët e para dhe fasonët nxitën tregtinë e jashtme

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 14:33

Eksportet e mallrave shqiptare u rritën në 350 milionë euro në muajin prill, nga 238 milionë një vit më parë. Fasonët mbajtën peshën më të madhe në këtë rritje, me 100 milionë euro veshje e këpucë të tregtuara drejt partnerëve në Europë.

Në rritje të fortë edhe eksportet nga grupet “minerale dhe lëndë djegëse”, si dhe “materiale ndërtimi dhe metale”, që kanë përfituar nga shtrenjtimi i lëndëve të para në bursa. Ndërkohë, rritja e çmimeve vlen për çdo gjë që importojmë, duke prekur veçanërisht energjinë elektrike, karburantet, ushqimet, etj.

Për muajin prill, në vend hynë 646 milionë euro mallra, krahasuar me 522 milionë euro vitin e shkuar.

Kjo bëri që deficiti tregtar të rritet ndjeshëm në gati 300 milionë euro për muajin prill dhe të prekë mbi 1 miliard euro për katër muajt e parë të vitit.