Suedia dhe Finlanda në NATO, Lavrov: Anëtarësimi i tyre nuk do të ndryshonte gjë

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:11
98efb45a e78e 4d2c 863f efbf3dc946b3 1080x720

Suedia dhe Finlanda në NATO, Lavrov: Anëtarësimi i tyre nuk do të ndryshonte gjë

Përditësuar më: 17/5/2022, ora 16:11

Pas presidentit Vladimir Putin edhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov shprehet me tone më të zbutura sa i përket anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

“Finlanda dhe Suedia, ashtu si vende të tjera neutrale kanë marrë pjesë në stërvitjet e NATO-s për shumë vite. NATO e merr në konsideratë territorin e tyre kur planifikon avancime në lindje. Pra në këtë kuptim me gjasë nuk do të ketë shumë ndryshime. Le të shohim se si do të përdoret në praktikë territori i tyre nga aleanca ushtarake”, tha Lavrov.

Parlamenti i Finlandës votoi në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO. Propozimi u mbështet nga një maxhorancë e madhe me 188 vota pro nga parlamenti me 200 deputetë. Ky është një hap tjetër i hedhur nga ky shtet nordik drejt aleancës ushtarake, një lëvizje që do t’i japë fund neutraliteti historik 200 vjeçar.

Ndërkohë, më herët, Suedia firmosi aplikimin zyrtar për anëtarësim në NATO. “Është një ndjesi e madhe, shumë serioze, dhe mendojmë se kemi dalë në përfundimin më të mirë për Suedinë”, u shpreh Ministrja e jashtme Ann Linde, e cila nënshkroi shkresën zyrtare që do të dorëzohet brenda kësaj jave, ndoshta që nesër, në selinë qendrore të NATO-s. Ajo shtoi se përfundimi i këtij procesi mund te shkoje deri në një vit.

Vendimi i shteteve nordike për t’ju bashkuar aleancës ushtarake vjen si pasojë e luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Kërkesa e tyre mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe të enjten, liderët e Suedisë dhe Finlandës do te takohen me presidentin Biden për këtë çështje.