14 milionë euro borxh, kalimi i ujësjellësve në menaxhim nga qeveria “është domosdoshmëri”

Përditësuar më: 18/5/2022, ora 18:50

14 milionë euro borxh, kalimi i ujësjellësve në menaxhim nga qeveria “është domosdoshmëri”

Përditësuar më: 18/5/2022, ora 18:50

Reduktimi dhe marrja nën kontroll e ujësjellësve në vendi nga qeveria, më shumë se sa reformë është nevojë.

Këtë fakt e pranon kreu i entit rregullator Ndriçim Shani, i cili thotë se shoqëritë aktuale të menaxhimit  të ujit kanë krijuar një borxh të lartë financiar, që shkon deri në 14 milionë euro.

Qeveria shqiptare synon që për menaxhimin e furnizimit me ujë të operojnë 15 kompani nga 58 që funksionojnë aktualisht në të gjithë vendin.

Sipas Shanit, kjo reformë duhet monitoruar më me kujdes se nisma e mëhershme.

“Agregimi është zgjidhje, do shohim tarifën e ujit”, thotë ai.

Enti Rregullator i Ujit gjen si shkaktar të mosmbledhjes së detyrimeve financiare qytetet në të cilat një pjesë e mirë e banorëve trajtohen me asistencë sociale, duke mos paguar çmimin e plotë të faturës.