Apeli i Posaçëm jep vendimin për kërkesën e Lefter Kokës

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 11:59

Apeli i Posaçëm jep vendimin për kërkesën e Lefter Kokës

Përditësuar më: 19/5/2022, ora 11:59

Apeli i Posaçëm la në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka i arrestuar për korrupsion lidhur me aferën e  inceneratorit të Fierit.

Gjykata refuzoi kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie duke lënë ne fuqi vendimin e shkallës së parë. Ankimimi  u bë me pretendimin se Koka  nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e Ministrisë së Mjedisit.

Ndaj ish-ministrit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”.

Kjo është masa  dytë e sigurisë për Lefter Kokën, pas asaj per inceneratorin e Elbasanit, ku sipas prokurorisë ish-ministri ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për ndërtimin e tij.