Harta e re gjyqësore, banorët e Tropojës kundër shkrirjes së gjykatës

Përditësuar më: 18/5/2022, ora 16:09

Harta e re gjyqësore, banorët e Tropojës kundër shkrirjes së gjykatës

Përditësuar më: 18/5/2022, ora 16:09

Projekti i shkrirjes së 12 gjykatave të shkallëve të para në rrethe në kuadër të hartës së re gjyqësore, shkrin edhe Gjykatën më veriore të vendit, atë të Tropojës.

Sipas këtij projekti, banorët e bashkisë së Tropojës do të duhet të marrin drejtësi pranë gjykatës së Kukësit, që ndodhet 100 kilometra larg.

Me shkrirjen edhe të gjykatës, banorëve të Tropojës nuk i mbetet më asnjë institucion qendror që u shërben qytetarëve, përveç bashkisë, e cila nuk është se kryen ndonjë shërbim të madh ndaj tyre.