Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Karburanti, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja në treg

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 17:54 | Ekonomi
Karburanti, Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja në treg

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të karburanteve që do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme.

Kështu çmimi i naftës me pakicë do të  jetë 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Për sa i përket benzinës, çmimi i shitjes me pakicë shkon në 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i gazit me pakicë do të mbetet 90 lekë/litri, ndërkohë që në shitjen me shumicë do të tregtohet me 78 lekë/litër për automjetet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë