Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tuchel zbulon të ardhmen e Brojës

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 18:38 | Futboll
Tuchel zbulon të ardhmen e Brojës

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka zbuluar se Armando Broja do të kthehet te “Blutë” e Londrës pas sezonit të kaluar si i huazuar te Southampton.

“Është e sigurt që Broja do të kthehet. Një lojtar jepet në huazim në mënyrë që të kthehet futbollist më i mirë dhe me më shumë eksperiencë. Dua që të jetë me në në përgatitjet parasezonale, pastaj do të vendos”, tha trajneri gjerman në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Leicester.

Emri i sulmuesit të kombëtares shqiptare është lakuar edhe si përforcim i mundshëm për Napolin, nëse Victor Osimhen do të largohet nga ekipi italian në merkaton e kësaj vere.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani