Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Turqia bllokoi shqyrtimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, burime: Ka “kërkesa“ për të ndryshuar mendje

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 23:33 | Bota
Turqia bllokoi shqyrtimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO,

Turqia ka bllokuar NATO-n në shqyrtimin paraprak të kërkesës të aderimit të Suedisë dhe Finlandës në organizatën ushtarake. Lajmi vjen nga burime të Financial Times, dhe i referohet veto-s që Ankaraja ka vënë sot gjatë një mbledhje të ambasadorëve të NATO-s.

Por më shumë se një refuzim, ajo turke sipas këtyre burimeve ishte në fakt paraqitje e një listë kërkesash për dy vendet kandidate, por edhe për aleatët e NATO-s.   

“Nuk po themi se këto vende nuk mund të jenë pjesë e NATO-s, por që sa më parë do të kemi një marrëveshje, aq më parë mund të fillojnë diskutimet”, mësohet të kenë thënë diplomatët turq .

Por cilat mund të jenë bazat e kësaj marrëveshje? Në radhë të parë, ajo e hershme për ekstradimin në Turqi të 30 personave të cilësuar nga qeveria turke si terroristë. Një kërkesë e vjetër, kjo, por që tani shndërrohet në një pikë kyçe, saqë u përsërit sot nga vetë presidenti Erdogan në Parlament. “Kanë refuzuar të na i japin. Nuk na ktheni terroristët dhe pastaj pretendoni mbështetjen tonë për NATO” janë fjalët e Erdogan, sipas agjencisë turke Anadolu.

https://a2news.com/2022/05/13/te-mos-perserisim-gabimin-si-me-greqine-erdogan-kunder-futjes-se-suedise-dhe-finlandes-ne-nato/

Negociatat midis diplomateve turq dhe ato skandinavë kanë vijuar gjithsesi gjatë gjithë ditës, dhe sekretari i NATO Jens Stoltenberg ka treguar një lloj optimizmi duke deklaruar se dy vendet mund të formalizojnë anëtarësimin “afërsisht pas dy muajsh”.

Ndërkohë, qarkullon në kanceleritë perëndimore një listë “dëshirash” që Erdogan i ka dërguar vendeve europiane dhe Uashingtonit për të ndërruar mendje.

https://a2news.com/2022/05/17/erdogan-nuk-terhiqet-kundershton-anetaresimin-e-suedise-dhe-finlandes-ne-nato/

Ndër to, flitet për heqjen e kufizimeve mbi tregtinë e armëve, përfshirja në programin europian për furnizimin me avionë F-35 si dhe heqja e sanksioneve për blerjen e raketave ruse S-400. Një listë kjo që gjithsesi gjatë mbrëmjes Pentagoni nuk ka zyrtarizuar, por as ka mohuar kategorikisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë