Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vendi ku oligarkët rusë po fshehin jahtet

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 18:50 | Bota

Oligarkët rusë janë bërë një nga shënjestrat kryesore të sanksioneve ekonomike të aplikuara nga Perëndimi ndaj ekonomisë ruse. Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, pasanikët më të mëdhenj të Rusisë janë përpjekur të heqin të gjitha pronat dhe asetet e tyre financiare nga vendet që kanë sanksionuar Rusinë.

Shtetet e Bashkuara, për shembull, njoftuan ngrirjen e pasurive të oligarkëve që bashkëpunuan me Kremlinin. Britania e Madhe bëri të njëjtën gjë me gjashtë manjatë të tjerë rusë, duke përfshirë Roman Abramovich. Ish-pronari i Chelsea u largua nga klubi londinez marsin e kaluar dhe nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në procesin e shitjes për shkak të sanksioneve të vendosura nga qeveria e Boris Johnson. Zëvendësuesi i tij do të jetë Todd Boehly, i cili shpreson se Premier League do t'i japë dritën jeshile propozimit të tij për të blerë Chelsea.

Sa i përket vendeve ku oligarkët kanë dërguar të gjitha pasuritë e tyre për të shmangur çdo embargo, Mali i Zi dhe Ishujt Maldive ishin të parat. Të dy territoret nuk kanë një traktat ekstradimi të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara, ndaj u lanë jashtë sanksioneve të aplikuara nga Perëndimi ndaj Rusisë. Megjithatë, ekziston një vend i tretë që pret deri në pesë superjahte luksoze. Ky vend është Turqia. Ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Turqia refuzoi t'i bashkohet sanksioneve të aplikuara ndaj Rusisë. Gjithashtu, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vepruar si ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës në një nga samitet e fundit që të dyja vendet mbajtën në Stamboll, javën e fundit të marsit.

Jahtet e gjetura në ujrat turke, sipas “Business Insider”, janë Ragnar, në pronësi të ish-agjentit të KGB-së, Vladimir Strzhalkovsky, Titani, i Alexander Abramov, Flying Fox e oligarkut rus Dmitry Kamenshchik dhe jahteve Solaris dhe Eclipse, të cilët i përkasin Roman Abramovich, dhe ato vlerësohen në 600 dhe 700 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani