Vijon evakuimi i luftëtarëve ukrainas nga Azovstali

Përditësuar më: 18/5/2022, ora 09:50
2022 05 16t203754z 1443010333 rc2j8u9axinu rtrmadp 3 ukraine crisis azovstal servicemen edit custom 04e0fa0c2660933b113d04b6d1722ad4b51910a0 1144x720

Vijon evakuimi i luftëtarëve ukrainas nga Azovstali

Përditësuar më: 18/5/2022, ora 09:50

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bën me dije se vijon procesi i evakuimit të ushtarëve vendas që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Moska dje njoftoi dorëzimin e 265 luftëtarëve ukrainas, duke përfshirë 51 të plagosur rëndë. 

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase deklaruan praninë e më shumë se 1000 ushtarëve ukrainas në Azovstal, nga të cilët 600 u plagosën. 

“Këta heronj ukrainas që kanë përmbushur misionin e tyre do të shkëmbehen me të burgosur rusë për t’i lejuar ata të kthehen në vend sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ministria e Mbrojtjes e Kievit.