Arrestimet e SPAK, Berisha: Bosët morën lajmin dhe u arratisën

Publikuar më: 19/5/2022, ora 20:16
berisha 1081x720

Arrestimet e SPAK, Berisha: Bosët morën lajmin dhe u arratisën

Publikuar më: 19/5/2022, ora 20:16

Një vit nga shpallja non grata nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me simpatizantët demokratë të Korçës. Para nisjes së takimit, Berisha komentoi edhe arrestimet e SPAK, duke lëshuar akuza se disa nga personat e kërkuar janë lajmëruar, duke mundur t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Nga 8 bosë të shpallur në kërkim, vetëm njëri është në arrest. Të tjerët morën lajmin dhe ikën”, tha Berisha.

Ndërsa nuk kurseu edhe shpotitë për miqësinë që, sipas tij, ekziston mes Edi Ramës dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Vuçiç dhe Rama i bëjnë “like” njëri-tjetrit, si dy adoleshentë. Pëlqehen”, deklaroi Berisha.